Kush është mashkulli që po e shoqëron në pushime në Turqi, Leonora Jakupin?

13:30 | 13 Shtator 2021

Leonora Jakupi është një këngëtare shumë e dashur për publikun.

Ajo u bë pjesë e skenës në moshë shumë të re dhe gjithmonë ka qenë një ndër të preferuarat e publikut, shkruan ORAinfo.

Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

Këngëtarja po i kalon pushimet këto ditë në bregdetin e Turqisë.

Nga atje, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në krahët e një mashkulli misterioz.

Nuk dihet lidhja e Leonorës me personin në fjalë, por ajo që ditë është se ai nuk është i dashuri për të cilin muaj me parë kishte folur në media Leonora, e me të cilin ka vite që është në lidhje.

Mbetet të shihet nëse personi në fjalë është vetëm ndonjë ‘kalimtar rasti’, apo Leonora ka diçka me serioze me të. /ORAinfo/

Komento: