
Milan pritet të këtë ndryshim të pronësisë në të ardhmen e afërt, pasi njeriu i dytë më i pasur në botë, Bernard Arnault është interesant në marrjen në dorë të klubit.
Sipas Il Messaggero, biznesmeni francez i cili ka një vlerë totale të vlerësuar më shumë se 96 miliardë euro dhe zotëron sa më shumë 70 marka përfshirë Luis Vuitton, është duke u përgatitur të paraqesë një ofertë prej më shumë se 1 miliardë euro për të marrë pronësinë e klub ‘Kuq e Zi’, përcjell ORAinfo.

Oferta do të jetë një tërheqëse për pronarët e tanishëm të Milanit të cilët kohët e fundit kanë refuzuar ofertat në rajonin prej 600 deri 750 milionë euro për shitjen e klubit.
Raporti thoshte se biznesmeni Arnault është duke parë një rregullim të plotë të klubit duke investuar shuma të mëdha parash për të tërhequr yje në klub, duke tërhequr sponsorë të mëdhenj dhe njëkohësisht duke investuar edhe në akademi. /ORAinfo/