Kush është qendërmbrojtësi më i mirë në botë sipas Mats Hummels?

21:02 | 12 Janar 2019

Qendërmbrojtësi i Bayern Munich, Mats Hummels mund të konsiderohet padyshim si njëri ndër më të mirët në pozitën e tij në Bundesliga.

Megjithatë, ai kur pyetët nga një ndjekës i tij në Twitter se a konsideron që Virgil Van Dijk është qendërmbrojtësi më i mirë në botë aktualisht, ai u përgjigje vetëm me “Po”, shkruan ORAinfo.

Me këtë përgjigje ai konfirmon se forma shumë e mirë e mbrojtësit të Liverpoolit nuk ka kaluar pa u vërejtur nga njohësit dhe profesionistët e futbollit./ORAinfo/

Komento: