Kush është vajza në video me Safet Gjicin?

16:54 | 17 Qershor 2023

Alma Kaçi dyshohet se është vajza që filmua në zyrën e Safet Gjicit, në videon që qarkulloi me shpejtësi në rrjete sociale.

Ajo përdori një kamera të vendosur në çantën e saj, e lënë përballë tavolinës ku u krye akti seksual, për të filmuar ish-kryebashkiakun e Kukësit.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se vajza është një agjente e mirëtrajnuar, për të nxjerr në pah epshet e papërmbajtura të zyrtarëve të lartë.

Me origjinë ajo është nga Berati por jeton në Durrës dhe vepron e mbrojtur nga një grup kriminal.

Dyshohet se Alma Kaçi shfrytëzonte “kauza sociale” për tu takuar me zyrtarë të lartë, politkanë, njerëz të njohur e biznesmenë.

Qëllimi është mjaft i thjeshtë, grupi që e ka infilturar shantazhon më pas viktimat duke u vendosur gjoba.

Burimet jo zyrtare kanë thënë se vajza ka edhe video të tjera, edne të papublikuara me persona të njohur në Shqipëri.

Alma Kaçi ka qenë e lidhur me zv.drejtorin e SHISH, Vladimir Elezi. Sot Elezi është drejtor i SHISH Kukës nga ku mendohet se lindi ideja për të filmuar Safet Gjicin.

Ndërkohë qarkullojnë informacone ende të pakonfirmuara se Alma Kaçi ishte vajza që u përdorë për të filmuar ish-drejtorin e Hekurudhës Genci Alizotin, në një komunikim erotik me telefon.

Alizoti ndërroi jetë 4 muaj më vonë, sipas nëj ataku kardiak, e të tjera zëra thonë se u vetëvra nga turpi.

Nuk dihet ende se cila është lista e personave të ërfshirë në skandalet seksuale vetëm të kësaj vajze, pasi zëra shtohen çdo ditë për zyrtarë të përfshirë ngjarje të tilla.

E megjithatë, kjo nuk e justifikon faktin se një kryebashkiak duhet ta kthejë zyrën e tij në motel për të përmbushur epshet e tij seksuale.

Përtej faktit se Alma Kaçi mund te jetë e punësuar dhe drejtësia mund të zbulojë rrjetin e gjobëvënësve, përgjegjësia bie mbi zyrtarët e lartë që joshen si skllevër ndaj trupit të femrës së parë që u hynë në zyrë.

Komento: