Kush është vëllau i Loredanës dhe çfarë lidhje ka ai me kryeministrin Haradinaj?

10:54 | 08 May 2019

Zëdhënësi i policisë, Simon Kopp tha për “20minuten”, se “Prokuroria e Lucernit ka hapur një hetim për mashtrim të dyshuar”.

Një çift në të 50-at, pretendojnë se u mashtruan nga Loredana dhe vëllai i saj Berati, duke humbur kështu rreth 900.000 franga.

Në rrjetet sociale, raporton media nga Zvicra, Berati ka shpërndarë fotografi me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ku shihet se ka një marrëdhënie të mirë shoqërore.

“Vëllau i Loredanës, Berati, ka publikuar në Instagram jetën luksoze të tij dhe marrëdhëniet me qarqet të larta politike. Disa fotografi të tij tregojnë se ai është duke pirë shampanjë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka një marrëdhënie të ngushtë me Zvicrën. Pas shërbimit të tij ushtarak ai kishte jetuar në Luzern për gati dhjetë vjet. Në vitet ’90 ai kishte kërkuar azil politik në Zvicër. Ai më pas i ishte bashkuar “Lëvizjes Popullorë të Kosovës”, paraardhës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në shkrimin e “20minuten”.

Sipas medias zvicerane “20minuten”, Valais Petra dhe bashkëshorti i saj, Hans, thanë e janë mashtruar, detyruar dhe kërcënuar.

“Loredana dhe vëllai i saj morën gjithçka prej nesh, paratë tona, thjesht çdo gjë për të cilën njerëzit punojnë. Për shkak të saj kam dashur të vras veten”, deklaroi Petra.

Loredana dyshohet për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga, që në total kapin shifrën prej 900.000 franga.

Petra dhe Hans kanë deklaruar se fillimisht i kishin dhënë para vëllait të Loredanës, e më pastaj në këtë histori ishte përfshirë edhe Loredana, transmeton lajmi. net.

Rep-artistja ishte paraqitur tek çifti me emrin Anna Landmann, si vajza e avokatit Valentin Landmann, me pretekstin se edhe ajo kryente të njëjtin profesion dhe u premtoi se do t’ua rikthente paratë.

Çifti i kishin dhënë asaj para, për të cilat deklarojnë se i dhanë nën kërcënim, duke i detyruar t’i fshinin edhe bisedat telefonike, ndërsa Petra thekson se në takim të parë Loredana iu duk grua e besueshme.

Ata thanë se para u kanë dërguar edhe në Prishtinë.

Madje, sipas Petras, Loredana u kishte kërkuar atyre edhe bizhuteri dhe vetura të shtrenjta me qira, ndërsa foto nga një prej tyre ka siguruar policia.

Çifti kishin vendosur ta paraqesin rastin në polici që në vitin 2016, por tentativa kishte rezultuar e pasuksesshme.

Petra deklaroi se më 14 shkurt 2018 kur e pa një artikull në “20 minutes” që i dedikohej Loredanës, aty e kuptoi se ajo nuk isht Anna Landmann dhe as avokate, por ishte repere dhe quhej Loredana.

Kjo gjë e kishte tronditur Petran, por kur u takua me Loredanën thotë se i ka thënë se është motra e saj dhe ngjajnë shumë.

Por, një ditë më vonë ajo kishte pranuar se quhet Loredana Zefi, por iu betua se do të ndihmonte t’i rikthente paratë nga vëllai i saj.

Kur mbeti shtatzënë, Loredana i kishte thënë Petras duke thënë se nuk mund t’i ndihmonte.

Në korrik të 2018-ës, Petra paraqiti padinë kundër Loredanës dhe vëllai të saj.

Në mars 2019, ajo kishte vendosur të shkonte në Luzern për t’ia kërkuar paratë Loredanës, ajo u takua me Mozzikun dhe i tha se do t’i dhuronte një dhuratë vajzës së tyre, por nuk e pranoi në shtëpi.

Po atë ditë, Loredana ia transferoi 3000 franga.

Mbrëmjen e 7 majit, policia e Lucernit arrestuan Loredanën në aparatamentin e saj dhe kreu një kërkim në shtëpi. Policia nisi hetimin për mashtrim të dyshuar.

Komento: