Kush i la kosovarët pa liberalizim të vizave, ja ҫfarë thotë zyrtari i LDK-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kush i la kosovarët pa liberalizim të vizave, ja ҫfarë thotë zyrtari i LDK-së

20:38 | 14 Gusht 2019

Liberalizimi i vizave vazhdon të mbetët ҫështje e pazgjidhur për Kosovën.

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, qeveri të matrapazëve e të sekserëve.

“LDK-ja nuk përkrah qeveri të matrapazëve e të sekserëve. S’po dua të përmend emra, sepse opinioni i di ata”, ka thënë ai në RTK.

Gecaj ka vlerësuar se liberalizimin e vizave Kosovës ia humbi opozita e mëhershme e përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate.

“AAK, Vetëvendosje dhe Nisma e kallën Kosovën për demerkacionin e kur AAK-ja dhe Nisma hynë në Qeveri e miratuan vetë. Nuk na lanë ta votojmë demerkacionin, kurse ne e votuam demerkacionin. Janë plangprishës, ne jemi shtetformues. Ne nuk kemi liberalizim të vizave për shkak të opozitës së atëhershme”, ka thënë Gecaj.

Ai ka thënë se PAN ka raport të keq me ndërkombëtarët.

“Është e paprecendentë që QUINT-i të ndërhyjë në këtë mënyrë në procez zgjdhor. Dalja e QUINT-it me një deklaratë të tillë tregon se këta kanë problem të madh. Kjo tregon që koaliconi kanë raporte të këqija me komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Gecaj.

Ai ka theksuar se QUINT po i thotë qeverisë në largim: mos e përdorni taksën për populizëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!