Messit i dështoi strategjia për t’u larguar nga Barça për fajin e babait, thotë Sanchez.
Lionel Messi nuk pati zgjidhje pos të heqë dorë nga vendimi për t’u larguar nga Barcelona, për shkak të këshillave të këqija nga babai dhe menaxheri i vet, Jorge, thotë ish-futbollisti i Real Madridit dhe Meksikës, Hugo Sanchez.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e tronditi botën e futbollit javën e kaluar kur e njoftoi Barcelonën për qëllimet e tij për t’u larguar, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, La Liga e kundërshtoi qëllimin e tij për t’u larguar falas bazuar në një klauzolë në marrëveshjen e tij me Barçën, duke nënvizuar se mënyra e vetme për të për t’u larguar ishte pagimi i klauzolës së lirimit në vlerë 700 milionë euro.
Messi njoftoi të premten se do të qëndrojë në Camp Nou, sepse kërkesat financiare të bordit të Barçës e bënë të pamundur largimin e tij.
Dhe ikona meksikane, Sanchez, i cili e ka kritikuar Messin gjatë kësaj sage, i fajësoi përfaqësuesit e Messit për dështimin e strategjisë së largimit.
“Ai burofax vec e ka forcuar imazhin e presidentit të Barcelonës dhe i dha atij kohë për ta dobësuar vendimin e Messit”, tha Sanchez për ESPN.
“Messi nuk pati zgjidhje pos të qëndrojë në Barcelonë, për shkak të këshillave të këqija nga babai i vet dhe firma ligjore. Ai burofax ia ka dobësuar atij imazhin në ekip”, shtoi ai.