Kush janë dribluesit më të mirë në Bundesliga? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kush janë dribluesit më të mirë në Bundesliga?

23:59 | 31 Dhjetor 2018

Kush janë dribluesit më të mirë në Bundesliga deri në këtë pikë të sezonit?

Edicioni 2018/19 në Bundesliga po del të jetë një nga më interesantët në vitet e fundit, në futbollin gjerman.

Bayern Munich nuk është më skuadra që nuk njeh kundërshtar dhe prinë e vetme në krye të tabelës.

Ata kanë hasur në konkurrencë shumë të fortë, sidomos me rivalët nga Borussia e Dortmund, të cilët edhe kanë marrë kreun e tabelës.

Por, në këtë sezon interesant, në sytë e tifozëve kanë rënë edhe disa individë, si Jadon Sancho, Thorgan Hazard e Thiago Alcantara.

Të gjithë këta bëjnë pjesë në listën e dribluesve më të mirë në Bundesliga, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Më poshtë ju sjellim top 10 lojtarët me më së shumti driblime:

10 – Amine Harit | Shclake 04 – 27 driblime të suksesshme

9 – Virgil Misidjan |FC Nurnberg – 28 driblime të suksesshme

8- Dodi Lukebabiko | Dusseldrof – 29 driblime të suksesshme

7 – Thorgan Hazard | Monchengladbach – 29 driblime të suksesshme

6 – Nicolas Gonzalez | Stuttgart – 30 driblime të suksesshme

5 – Joelinton | Hoffenheim – 31 driblime të suksesshme

4 – Nico Schulz | Hoffenheim, 32 driblime të suksesshme

3 – Thiago Alcantara | Bayern Munich, 33 driblime të suksesshme

2 – Daniel Caligiuri | Schalke 04, 40 driblime të suksesshme

1 – Jadon Sancho | Borussia Dortmund, 42 driblime të suksesshme

Komento: