Kush janë dy kandidatët kryesorë për titull, e zbulon legjenda e Premierligës

22:23 | 06 Nëntor 2020

Legjenda e Premierligës zbulon dy kandidatët kryesorë për titull.

Legjenda e Newcastle United, Alan Shearer mendon se edhe këtë edicion garën më të madhe për titull do e kenë Liverpool dhe Manchester City

Shearer që është golashënuesi numër një në historinë e Premierëligës mendon se të dy skuadrat janë më të fuqishme në krahasim me kundërshtarët.

Sipas tij edhe ndeshja e ardhshme mes dy gjigantëve anglez do sjellë lojë të bukur, derisa Cityt i duhet fitorja në mënyrë që t’i afrohet kreut.

“Momentalisht mendoj se do jetë mes Cityt dhe Liverpoolit. Edhe pse Liverpool ka marrë një goditje me humbjen e Van Dijk për këtë sezon”.

“Janë në kreun e tabelës. Do jetë ndeshje e mirë dhe për Cityn do jetë e rëndësishme sepse i duhet fitore ngase nuk duhet të qëndrojnë tetë pikë mbrapa”, deklaroi ai.

City është nikoqir i Liverpoolit këtë të diele, sfidë që zhvillohet në “Etihad Stadium”.

Komento: