Kush janë dy më të mirët e Italisë, Dybala befason me përgjigjen e dhënë

18:15 | 25 Prill 2019

Paulo Dybala ka bërë disa deklarata mjaftë interesante.

Ai ka dhënë disa këshilla për merkaton.

Në intervistën e gjatë të dhënë për “Style”, argjentinasi ka folur edhe për diferencat mes futbollit argjentinas dhe atij italian, duke i thurur elozhe dy lojtarëve që i interesojnë shumë Juventus-it.

“Të kalosh kundërshtarin është gjëja më e bukur për një futbollist pas golit dhe në Amerikën e Jugut provojnë ta bëjnë më shpesh, duke parë se atje lojtarët rriten duke luajtur në rrugë”.

“Në Itali gjërat janë shumë ndryshe dhe, me përjashtim të Zaniolo-s dhe Chiesa-s, nuk ekzistojnë lojtarë me këto karakteristika”, ka thënë ylli i Juventus-it.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua të vija këtu”, ka vazhduar “La Joya”. “Më ndodh shpesh të dëgjoj për veten fraza si: ‘është ri, është 22 vjeç’. Në të vërtetë, në futboll nuk je më i ri në atë moshë”.

“Jam rritur shumë në periudhën e fundit, nuk e konsideroj më veten një djalosh, sepse kam bërë disa eksperienca që më kanë ndihmuar t’i shoh gjërat me një sy tjetër, brenda dhe jashtë fushës”.

Komento: