Kush janë Sheikët nga Katari që po dëshirojnë ta blejnë Manchester Unitedin?

21:17 | 17 February 2023

Investitorë nga Katari raportohet që kanë bërë një ofertë 5 miliardë funte për ta bërë të tyre Manchester United, derisa sonte në mbrëmje është afati i fundit ku palët mund të shprehin interesim për skuadrën më të trofeshme angleze.

Ofertat e vulosura priten sonte deri në orën 22:00 sipas kohës së Anglisë dhe 17:00 të Neë Yorkut, pasi që klubi do të vlerësohet nga bankierët Raine i cili do të shikoi ofertat.

Oferta besohet se është 5 miliard nga Katari e që është raportuar nga Bloomberg, e që është më e vogël pasi që pronarët amerikan, familja Glazer, kërkon një miliard më shumë e që kishin marrë në konsideratë se do të ishte një luftë më e ashpër ofertash.

Ofertat pritet të vinë nga tërë globi – si dhe nga Mbretëria e Bashkuar.

Sir Jim Ratcliffe ka për synim që ta rikthejë United përsëri nën pronësi të britanikëve pasi që konsiderohet edhe një mbështetës i madh i klubit.

Ratcliffe është britaniku më i pasur, me një pasuri me vlerë 21 miliardë funte, por disa nga rivalët e tij do të kenë përparësitë e mëdha financiare.

Një tjetër fans i United është pronari i Tëitter dhe Tesla, Elon Musk që po sahtu është duke monitoruar situatën dhe ai ka një pasuri 157 miliardë dollarë dhe mund ta mbajë United përsëri nën pronësi të amerikanëve.

Oferta të tjera thuhet se kanë ardhur nga Arabia Saudite, Kina madje edhe nga Singapori e që do të jenë të mirëpritura për familjen Glazer i cili shpreson për një luftë ofertash për gjigantët e Premier Ligës.

Komento: