“Kush k*** je ti me të dhanë llogari” – ky është zv/ministri që shkaktoi dy aksidente, por e fajësoi shoferin

22:01 | 20 Korrik 2023
“kush-k***-je-ti-me-te-dhane-llogari”-–-ky-eshte-zv/ministri-qe-shkaktoi-dy-aksidente,-por-e-fajesoi-shoferin

Shoferi i Shemsi Sylës, Hetem Vrajolli, është shkarkuar nga puna, pasi zbuloi dy aksidentet e zv/ministrit me veturë zyrtare, për të cilat tregon se i kishte mbajtur të fshehura.

Ai tash e tutje do të punojë si taksist, pasi ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka larguar nga puna pa ndonjë arsye.

Vrajolli, 57-vjeçar nga Prishtina, për gati dy vite shërbeu si shofer i zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla. Tash më 5 korrik, atij iu kumtua vendimi i firmosur nga Mehaj se është liruar nga puna.

Ai, ka hedhur akuza ndaj ministrit Mehaj dhe zv/ministrit Syla. Vrajolli tregon se nuk i është dhënë mundësia as që të ankohet për largimin e tij nga puna. Thotë se u largua padrejtësisht nga puna dhe kundërligjshëm./GazetaSinjali/

Komento: