Kush merr vaksinën kundër Covid-19, nuk duhet të pijë alkool?

18:53 | 11 December 2020

Nuk bëhet fjalë për të gjitha vaksinat, por vetëm për atë Sputnik V. Mësohet se zyrtarët rusë kanë lajmëruar qytetarët të shmangin alkoolin për dy muaj, pasi të aplikojnë vaksinën Sputnik V.

Sipas ekspertëve, një paralajmërim kundër konsumimit të alkoolit, që është lëshuar së fundmi në Rusi, është një masë e përgjithshme për rritjen e imunitetit sesa si një kundërindikacion specifik ose ndërveprim me vaksinën.

Ata që marrin vaksinën Sputnik V të Rusisë duhet të ndalojnë së konsumuari alkoolin për gati dy muaj para dhe pas imunizimit, tha të martën kreu i vëzhguesit të Rusisë për sigurinë e konsumatorit.

Pirja e duhanit, para dhe pas vaksinimit, nuk është gjithashtu një ide e mirë sipas shumë ekspertëve shëndetësorë. Kjo është për shkak se tymi i duhanit irriton mushkëritë dhe anon përgjigjet imune.

Paralajmërimi erdhi nga zv/kryeministrja ruse Tatiana Golikova, e cila tha në një intervistë se rusët do të duhet të respektojnë masa paraprake shtesë gjatë 42 ditëve që vaksina Sputnik V të bëhet efektive.

“Rusët do të duhet të përmbahen dhe të mos frekuentojnë ambiente të mbushura me njerëz, të mbajnë maska ??për fytyrën, të përdorin dezinfektantë, të minimizojnë kontaktet dhe të mos konsumojnë alkool apo barnat imunosupresive”,- tha Golikova për mediat.

Komento: