Kush nuk është i kënaqur me marrëveshjen mes Qeverisë dhe SBASHK-ut? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kush nuk është i kënaqur me marrëveshjen mes Qeverisë dhe SBASHK-ut?

23:21 | 01 Shkurt 2019

Pas tri jave greve në arsim, sot më në fund u arrit një marrëveshje.

Në zyrën e kryeparlamentarit, Kadri Veseli u arrit marrëveshja me sindikalistët e SBASHK-ut që të ndërpritet greva e mësimdhënësve.

I pranishëm aty ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Mirëpo, duket se kjo marrëveshje nuk i ka pelqyer partnerit më të vogël të koalcionit qeveritar, Nismës Socialdemokrate.

Këshilltari i Fatmir Limajt, Leotrim Berisha thotë se “vendi më i natyrshëm ku do duhej të prezantohej “marrëveshja”, me SBASHK-un, do të ishte në selinë e PDK-së”.

“Sot u dëshmua se kush ishte orekestrues i grevës trijavore. Sigurisht edhe për Rrahman Jasharajn do të ishte ambient i njofshëm për të. Një natë më parë ai paralajmëroi se mësimi mund të humbë krejt vitin, e kur mori urdhër nga nxitësit e grevës njoftoi se po bën kompromis për hir të nxënësve”, ka shkruar Berisha.

Komento: