Kush po e ‘kërcënon’ Argjentinën?

12:53 | 23 Qershor 2019

Nga kush po kërcënohet Argjentina?

Kombëtarja e Argjentinës sonte do të ketë testin më të rëndësishëm në garat e Kupës së Amerikës 2019.

Fitorja është rruga e vetme për kombëtaren e Argjentinës nëse duan të vazhdojnë ëndrrën për triumfin në Kupën e Amerikës.

Në përballjen kundër Katarit, skuadra e udhëhequr nga Lionel Scaloni shihet si favorite, mirëpo edhe trajneri i Katarit ka dhënë disa fjalë që lënë të kuptohet se do të luajnë për tri pikët.

Duke pasur parasysh se vëmendja më e madhe do të jetë tek Lionel Messi, trajneri i Katarit, Felix Sanchez, ka thënë: “Nuk jemi këtu për tu fotografuar me Messin”, transmeton lajmi.net.

Ndeshja ndërmjet Argjentinës dhe Katarit do të luhet sonte me fillim nga ora 21:00, kur luhet edhe ndeshja Kolumbi – Paraguai.

Komento: