Kush po e konsideron Messin lojtarin më të mirë në histori të futbollit?

16:20 | 18 June 2020

Dikush po e konsideron Leo Messin lojtarin më të mirë në histori të futbollit.

Një javë pas rikthimit të kampionatit spanjoll të futbollit, presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka folur gjerësisht për RAC1, në të cilën ka shqyrtuar në aspekte të ndryshme situatën e futbollit pas krizës së COVID-19, protokollet e sigurisë, e madje, edhe frikën e largimit të Lionel Messit nga Barcelona, shkaku i ndikimit ekonomik.

Në sens humori, ai tha se do të kritikohet në Madrid, por shtoi se largimi i Cristiano Ronaldos nuk pati asnjë ndikim në ligë, duke shtuar se La Liga duhet të jetë mbi lojtarët, por që në rastin e Lionel Messit, situata mund të jetë ndryshe.

“La Liga duhet të jetë mbi lojtarët, por në rastin e Messit ai është më i miri në historinë e futbollit dhe është më fat që e kemi”, ka deklaruar Tebas.

Lionel Messi ka edhe një vit kontratën me Barcelonën, por ka një klauzolë që i mundëson largimin në fund të këtij sezoni.

Kjo situatë ka shqetësuar jo pak Barcelonën, që po punon për ta bindur në vazhdimin e kontratës sa më parë.

Dhe një largim i tij i mundshëm, tani ka shqetësuar edhe presidentin e La Ligas.

Komento: