Mbappe ka marr një deklaratë mjaftë interesante sot.
Lizarazu beson se pas Messit dhe Ronaldos, Mbappe është më i miri në botë.
Është vetëm 20-vjeçar, por tashmë Kylian Mbappe e ka fituar Kupën e Botës me Francën dhe shumë trofe me klube, Monacon e Paris Saint Germainin.
Ai gjithashtu ka thyer disa rekorde dhe shihet se fitues i mundshëm i Topit të Artë në të ardhmen, kur Lionel Messi e Cristiano Ronaldo t’i varin atletet.
Legjenda e Francës dhe Bayern Munich, Bixente Lizarazu, ka lavdëruar talentin e PSG-së dhe sipas tij, vetëm Messi dhe Ronaldo janë më të mirë se Mbappe.
“Mendoj se ai mund të jetë ylli i ardhshëm në futboll, veçse është”, u shpreh 49-vjeçari.
“Ai është futbollisti më i mirë i ri në botë dhe pas Ronaldos e Messit, s’ka asnjë arsye që të mos bëhet më i miri në botë”.
Është vetëm 20-vjeçar, por Mbappe tashmë ka shënuar 72 gola në 133 ndeshje zyrtare për klube, dhe 10 të tjera në 28 paraqitje me Francën, statistika që tregojnë më së miri se nëse vazhdon me këtë ritëm, mund të arrijë shifrën e 600 gola, diçka që e kanë kaluar Messi dhe Ronaldo.