Duket se së shpejti Sarri do të largohet nga skuadra e Chelseas.
Kalimi i Sarrit tek Chelsea sigurisht se nuk do të ishte lajm aspak i mirë për mesfushorin e ‘bluve’, Jorginho, i cili kaloi në Londër me trajnerin Sarri nga Napoli.
Jorginho ishte i paprekshëm në formacionin e italianit, shpeshherë duke ngjallur edhe reagime, pasi shihej si i mbivlerësuar nga trajneri.
M mesfushori i cili mbron ngjyrat e Italisë në nivel me kombëtaret ka thënë se do të ishte i mërzitur nëse Sarri largohet.
“Ai ka bërë punë të mirë me Chelsea. Ka pasur disa kritika, por ne përfunduam në pozitën e tretë, fituam një kupë dhe humbëm një finale” ka thënë Jorginho, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se ishte një sezon i mirë dhe nuk do të më pëlqente aspak ta shihja atë tek largohet. Tifozët e Napolit e kanë akoma në zemër, do të ishte normale nëse nervozohen” ka thënë ndër të tjerash mesfushori.
Se sa e ngushtë është lidhja mes Jorginho dhe Sarri, përveç se lojtari ishte i pazëvendësueshëm, e tregon edhe fakti se Fabregas i referohej lojtarit si ‘djali i Sarrit’.