Kushtet e mjerueshme: Dy gra vendosen në një shtrat në Gjinekologji – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kushtet e mjerueshme: Dy gra vendosen në një shtrat në Gjinekologji

09:34 | 01 Qershor 2019

Dy gra vendosen në një shtrat në repartin e Gjinekologjisë.

Për shkak të numrit të madh të pacientëve në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike ka raste kur dy pacientë duhet të qëndrojnë në një shtrat. Ndonëse pacientët detyrohen t’i ndajnë shtretërit me pacientë të tjerë, drejtori i kësaj klinike nuk e ka parë të nevojshme zgjerimin e hapësirës së kësaj klinike.

Kanë shkuar për të kërkuar trajtim mjekësor, por pacientët në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK nuk kanë pasur vend se ku të shtrihen. Në mungesë të shtretërve disa prej tyre, duke përfshirë edhe gratë shtatzëna, detyrohen që të ndajnë shtratin me dikë tjetër.

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, i cili ka thënë për “Zërin” se ndonëse rrallë ka raste kur në një shtrat i vendosin dy pacientë, një gjë e tillë ndodh vetëm për dy orë.

“Ne kemi kapacitete për t’i trajtuar të gjithë pacientët, mirëpo ajo mund të ndodhë zakonisht të hënave ose pas festave, derisa bëhet lëshimi ne i dërgojmë. Në mëngjes na vijnë regjistrat se ku ka vende të lira dhe sa kanë për t’u lëshuar. Mund të ndodhë një orë – dy, mirëpo nuk ndodh brenda 24 orëve me qenë dy paciente në një shtrat”, ka thënë ai.

Komento: