Kushtetuesja filloi me shqyrtimin e dekretit të presidentes Osmani

12:30 | 17 Mars 2026
kushtetuesja-filloi-me-shqyrtimin-e-dekretit-te-presidentes-osmani

Gjykata Kushtetuese, në fillim të kësaj jave, ka filluar ta shqyrtojë kërkesën e kryeministrit Kurti dhe të grupit parlamentar të LVV-së lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, konfirmoi se lënda ka hyrë në fazën e shqyrtimit.

“Pas pranimit të komenteve nga palët e interesit fundjavën e kaluar dhe kompletimit të dosjes, në fillim të kësaj jave lënda ka kaluar në fazën e shqyrtimit.”, tha Dula./RTV21

Komento: