Kushtetuesja ia rrëzon disa nene Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

16:42 | 27 Qershor 2024
kushtetuesja-ia-rrezon-disa-nene-ligjit-per-keshillin-e-pavarur-mbikeqyres-per-sherbimin-civil

Gjykata Kushtetuese ia ka rrëzuar disa nene Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Ligji është dërguar për vlerësimin e kushtetutshmërisë nga deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, dhe disa deputetë të tjerë.

“njëzëri, që në bazë të nenit 43 (Afati) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të shpallë që Ligji nr. 08/L-180 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, të i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për dekretim sipas modaliteteve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës dhe pa nenet 2, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 të Ligjit të kontestuar”, thuhet në njoftim.

Komento: