Kushtëzimi i Kosovës në dialogun me Serbinë

08:20 | 15 February 2019

Kosova përmes platformës ka kushtëzon dialogun me gatishmërinë për njohje nga Serbi.

Prishtina zyrtare e ka vënë një kusht për t’u përfshirë në dialogun për marrëveshjen finale me Serbinë. Përpara se të ulet në tryezën në Bruksel, ajo do zotimin paraprak të delegacionit serb se e ka autoritetin që të bjerë dakord për njohjen e shtetit të Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Kushti ndodhet në parimin e nëntë, nga dhjetë gjithsej sa ka Platforma për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve, dokument ky që përbën qëndrimin zyrtar të shtetit për dialogun.

Platforma, një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”, është miratuar të enjten nga Delegacioni shtetëror për negociata me Serbinë, pasi me përmbajtjen e tij paraprakisht janë pajtuar përfaqësuesit më të lartë shtetërorë. Ajo do të vihet për votim në Kuvend të premten.

Në Platformë Delegacioni zotohet se “nuk do të ketë marrëveshje pёr asgjё deri sa tё mos ketё marrёveshje pёr gjithçka”. Mes parimesh të vëna aty, është edhe mosprekja e territorit shtetëror, moshapja e Kushtetutës për ndonjë ndryshim, reciprociteti në të drejta ndërmjet serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Serbisë. Janë listuar temat që do të kërkohet t’u jepet zgjidhje. Ndërkaq, është paraparë edhe që me marrëveshje të themelohet një tribunal që do të merret me krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë. Marrëveshja finale është paraparë të votohet nga Kuvendi, pasi të kalojë paraprakisht në referendum.

Komento: