Kushti që duhet ta plotësojnë udhëtarët që vijnë nga Zvicra në Kosovë

11:50 | 24 Qershor 2020

Udhëtarët që vijnë nga Zvicra në Kosovë duhet ta kenë testin negativ.

Ambasada e Kosovës në Bern, kërkon nga të gjithë personat që vijnë në Kosovë nga Zvicra të ketë testin për koronavirus negativ dhe atë, jo më të vjetër se katër ditë.

Njoftimi vjen pasi Qeveria e Kosovës të martën ka vendosur që më 28 qershor të rihapë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Aeroporti do të fillojë të funksionoj me linja të rregullta ajrore nga data 28 .06. 2020. Të gjithë udhëtarët që hynë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Bern.

Komento: