Kushtoi hiq me pak se 1.2 milion euro, por ja në çfarë gjendje ka përfunduar kjo rrugë

21:07 | 26 February 2019

Hera e fundit që kjo rrugë është shtruar është viti i kaluar.

Rruga Lipjan-Magurë mbushet me gropa katër muaj pas asfaltimit

Banorët e Lipjanit e kanë një problem. Fshati Rufc i Ri i kësaj komune nuk po bëhet rehat me një rrugë.

Magjistralja Lipjan-Magurë është dëmtuar. Madje, për të dytën herë, raporton T7.

Hera e fundit që kjo rrugë është shtruar është viti i kaluar.

Sipas banorëve, arsye e dëmtimit të rrugës është kualiteti i dobët i asfaltit.

Një nga banorët ka thënë se kjo rrugë ka sjellur edhe aksidente komunikacioni.

Vozitësit e kësaj zone po ankohen se si pasojë e rrugës, po u prishen edhe veturat.

Hiç më mirë nuk është as trotuari i kësaj rruge që lidh Shkollën “Migjeni”.

Drejtori i kësaj shkolle, Metush Jashanica, tha se tashmë kanë bërë kërkesë në Ministri për rregullimin e kësaj pjese rrugore.

Argjend Zejnaj, shef i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës, ka thënë se kostoja e kësaj rrugë është 1 milion e 200 mijë euro dhe se punimet në të, akoma nuk kanë përfunduar.

Fajin për këtë rast, ai ia hedh Qeverisë së kaluar.

Sipas tij, arsyet e dëmtimit janë makinat me pesha të rënda të cilat kalojnë në këtë magjistrale. E kompania që ka kryer punimet e kësaj rruge, nuk është prononcuar.

Komento: