Kuvendi: Asnjë deputeti, as të Listës Serbe, s’do t’u humbiste mandati në rast të mosmbajtjes së seancës sot

15:33 | 27 Qershor 2024
kuvendi:-asnje-deputeti,-as-te-listes-serbe,-s’do-t’u-humbiste-mandati-ne-rast-te-mosmbajtjes-se-seances-sot

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se asnjë deputeti, përfshirë deputetët nga radhët e Listës serbe, nuk do t’u humbiste mandati në rast të mosmbajtjes së seancës së sotme.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se deputetët nga radhët e Listës serbe herën e fundit ishin evidentuar si pjesëmarrës në seancë më 8 shkurt 2024.

“Rrjedhimisht të njëjtëve, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit, nuk do t’iu mbaronin mandatet deri në fillim të muajit gusht”.

“Për më tepër, konform njoftimeve paraprake, punimet për vendosjen e pajisjeve të reja në sallën e seancave pritet të përfundojnë gjatë pushimit midis dy sesioneve dhe për rrjedhojë, deri në përfundim të sesionit pranveror, seancat e Kuvendit do të mbahen në sallën 506”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: