Kuvendi cakton datat për seanca të jashtëzakonshme

12:27 | 01 March 2019

Janë caktuar datat për seanca të jashtëzakonshme.

Deputetja e Partia Socialdemokrate, Shqipe Pantina, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka njoftuar se më 5 dhe 6 mars, do të mbahen seancat e jashtëzakonshme me dy kërkesat e opozitës.

Sipas saj, në seanca do të diskutohet për shpenzimet e kremtimit të përvjetorit të pavarësisë dhe për funksionalizimin e KQZ-së.

“Qeveria duhet të japë llogari se si i ka shpenzuar mjetet. Propozuesit kanë propozuar që grupet parlamentare të hartojnë një rezolutë. Për keqpërdorime të tilla dikush të jap përgjegjësi, po ashtu edhe dorëheqje. Kërkesa e dytë është funksionalizi i KQZ-së, për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, është përgjegjësi e presidentit. Kërkesa e jonë është që të thirren seanca të rregullta çdo të enjte, e jo më shumë se 10 pika. Ne kemi 60 pika të rendit të ditës që kanë mbetur nga seancat e mëhershme”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se taksa është vendim i qeverisë dhe se taksa nuk është arsye që të rrëzohet kjo e fundit.

Komento: