Një mbledhje e rëndësishme do të mbaher të hënën.
Drejtoria për media e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për mbledhjen e Kryesisë së legjislativit.
Mbledhja do të mbahet të hënën më 5 gusht në ora 11:00.
Në këtë mbledhje të kryesisë do të marrin pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Në agjendë të diskutimit do të jetë një pikë shumë e rëndësishme: Shpërbërja e Kuvendit të Kosovës, që do të nënkuptojë edhe shkuarja në zgjedhje.