Kuvendi debaton për qeverisjen e Kurtit

07:38 | 02 December 2024
kuvendi-debaton-per-qeverisjen-e-kurtit

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë në të cilën do të diskutohet për qeverisjen e Albin Kurtit.

Ky ka qenë propozimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i paraqitur javën e kaluar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Benik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se si parti e konsiderojnë mjaft të rëndësishëm këtë debat.

“Propozimi ynë ka qenë që të ketë debat për mandatin e kryeministrin Kurti. AAK e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme këtë debat. Për një mandat asnjë projekt nuk është përmbyll. Në qoftë se ikë edhe prej këtij debati ai e merr barrën e dështimit. Ballafaqimi në këtë seancë do të jetë në sektor të ndryshëm dhe e shohim tejet të rëndësishëm që z. Kurti të mos ikë”, ka theksuar Tahri.

Ky debat është përkrahur edhe nga LDK-ja.

“Do të ketë disa seanca. Seanca e ditës së hënë ku do të diskutohet qeverisja e Kurtit. Ne si GP i dhamë përkrahje AAK dhe jemi të gatshëm për diskutim me kryeministrin dhe ministrat e tij”, ka thënë shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.

Komento: