Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë rezolutën për dekretimin e anëtarëve në KQZ.
Ka mbyllur punimet Kuvend i Kosovës ku u diskutua në një seancë të jashtëzakonshme lidhur me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.
Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, tha se nuk ka kuorum të votohet rezoluta dhe për ditën e sotme mbyllen punimet në Kuvend.
Iniciuesi i kësaj seance, Sami Kurteshi, paraprakisht në prezantimin e rezolutës tha se Kuvendi kërkon që dekretimi i anëtarëve të KQZ të bëhet pa asnjë vonesë sipas kushtetueses.
“PDK u deklaruar hapur kundër me votuar ua ofrova gjithëve tekstin me pa dhe ka vetëm një pikë, kuvendi kërkon që dekretimi i anëtarëve të KQZ të bëhet pa asnjë vonesë sipas kushtetueses , sipas ligjit për zgjedhje dhe aktgjykimi i gjykatës të datës 26 gusht 2014 kjo është pika e rezolutës, AAK nuk u deklarua kundër nuk e ka nënshkruar, PSD nuk u deklarua kundër kishte gjuajtje anash por e ka nënshkruar, NISMA nuk u deklarua kundër as për nuk e nënshkroi dhe e keqja ishte se doli jashtë temës por Zeka e ka nënshkruar, grupi 6+ nuk e ka nënshkruar dhe thonë se nuk nënshkruajmë pa i pyet me deputetët e koalicionit”, tha Kurteshi.