Kuvendi dështon të votojë Projektligjin për caktimin e tavanit për çmimet e produkteve esenciale, s’ka kuorum

13:40 | 20 October 2022

Dështon të votohet Projektligji për caktimin e tavanit për çmimet e produkteve esenciale, s’ka kuorum.

Ka dështuar të votohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, raporton Express.

Arsye për këtë ishte mungesa e kuorumit. Në sallë ishin 79 deputetë, por vetëm 58 morën pjesë në votim.

Opozita që nga fillimi i seancës u deklarua kundër këtij projektligji, duke thënë se bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Komento: