Kuvendi emëron komisionin për verifikimin e mandatit të deputetëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kuvendi emëron komisionin për verifikimin e mandatit të deputetëve

15:31 | 26 Dhjetor 2019

Para pak minutave ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Në këto momente në Kuvendin e Kosovës është zgjedhur komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtare e këtij komisioni është propozuar Albulena Haxhiu, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës Armend Zemaj, raporton lajmi.net.

Nga PDK është propozuar Ganimete Musliu, nga koalicioni AAK-PSD Rasim Selmanaj, Lista Serbe, Slavko Simiq dhe Nisma-AKR-PD, Albulena Balaj-Halimi.

Në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve të rijnë, si dhe të zgjidhtë kryetari dhe nënkryetaret.

Komento: