Kuvendi ende pa kryetar pas 34 tentativash – dështon edhe seanca e rradhës

11:14 | 19 Qershor 2025
Përpjekja e 32-të për konstituimin e Kuvendit

Pas dështimit të seancës së 34-ta për ta konstituar Kuvendin e Kosovës, është caktuar ajo e radhës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e 35-të në përpjekje për ta konstituuar parlamentin do të zhvillohet të shtunën, më 21 qershor.

Ngërçi parlamentar po vazhdon tash e mbi 2 muaj, shkaku i mosdakordimit të partive politike rreth çështjes së zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, po insiston në propozimin e saj për këtë pozitë Albulena Haxhiun, e cila nuk po arrin t’i sigurojë votat e ish-opozitës./Gazeta10

Komento: