Kuvendi i Berishës shkarkon Lulzim Bashën

18:24 | 11 Dhjetor 2021

Nga votat e numëruar është shkarkuar Lulzim Basha.

Janë numëruar votat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të Sali Berishës për shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Nga 4934 delegatë që ishin të pranishëm në nisje të punimeve të Kuvendit, 4446 delegatë kanë votuar pro shkarkimin të Bashës.

9 vota kanë qenë të pavlefshme. Në total në votim kanë marrë pjesë 4491 delegatë.

Komento: