Kuvendi i bllokuar politikisht, por nga nesër i hapur për bashkatdhetarët

22:25 | 09 Gusht 2026
kuvendi-i-bllokuar-politikisht,-por-nga-neser-i-hapur-per-bashkatdhetaret

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të organizojë edhe këtë vit aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, i cili do të mbahet nga e hëna, 10 gusht, deri të mërkurën, 12 gusht 2026.

Sipas njoftimit, gjatë këtyre tri ditëve, bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë dhe dëshirojnë të vizitojnë Kuvendin do të mund ta bëjnë këtë nga ora 12:00 deri në 16:00.

Aktiviteti këtë vit zhvillohet në një situatë të veçantë politike, pasi Kuvendi ende nuk është konstituuar, duke mbetur një nga institucionet kryesore të vendit pa funksionalizim të plotë.

Megjithatë, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura për bashkatdhetarët në kuadër të aktivitetit tradicional.

Komento: