Kuvendi i Gjilanit mblidhet urgjent për buxhetin

12:38 | 11 Dhjetor 2024
kuvendi-i-gjilanit-mblidhet-urgjent-per-buxhetin

Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka njoftuar se nesër do të mbajë një mbedhje urgjente.

Në njoftim bëhet e ditur se kjo mbledhje është më dy pika të rendit të ditës, bartja e buxhetit dhe miratimi i buxhetit për vitin 2025.

Tutje, bëhet e ditur se mbledhja urgjente mbahet me fillim në orën 10:00.

“Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban nesër (12.12.2024), mbledhje urgjente me dy pika të rendit të ditës: bartja e buxhetit dhe miratimi i buxhetit për vitin 2025. Mbledhja urgjente mbahet me fillim në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq, më 8 nëntor, në mungesë kuorumi, pati dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi partitë opozitare LDK dhe PDK nuk kanë qenë prezentë në sallë.

Komento: