Kuvendi i kërkon falje OVL UÇK-së për mosftesën në seancën solemne

18:15 | 05 Mars 2026
kuvendi-i-kerkon-falje-ovl-uck-se-per-mosftesen-ne-seancen-solemne

Sot më 5 mars, për ndër të Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne.

Pos, krerëve të shtetit, të pranishëm kishte edhe mysafirë duke filluar nga familja legjendare Jashari, pjesëtarë të korit diplomatik e të tjerë. Aty munguan përfaqësuesit e OVL-UÇK-së të cilët reaguan edhe për mosftesë në këtë seancë. Por, siç merr vesh Klan Kosova, përmes një email-i, Kuvendi i Kosovës i ka kërkuar falje kësaj organizate.

Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbahet më 5, 6 dhe 7 mars duke kujtuar lavdinë dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, bashkë me familjen e tij, manifestim që kulmon me datën 7 me “Natën e zjarreve” në Prekaz.

Komento: