Kuvendi i Kosovë sot në orën mblidhet për të votuar rezulutën për dialog

12:37 | 15 Dhjetor 2018

Sot në ora 14:00 në Kuvendin e Kosovës pritet të votohet rezoluta për dialogun

Seanca e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet rezoluta e Partisë Socialdemokratie për ekipin negociues me Serbinë, do të fillojë sot prej orës 14:00.

Ndërsa prej orës 10 është mbledhur kryesia e Kuvendit për ta caktuar kohën e mbajtjes së seancës.

Pike e vetme e rendit të ditës do të jetë “Kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Ndërkaq dy partitë më të mëdha opozitare, LDK e Vetëvendosje janë kundërshtojnë rezolutën e PSD-së, sipas së cilës ekipit negociues duhet t’i bashkohet opozita dhe Shpend Ahmeti të bëhet bashkëkryesues.

Komento: