Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria britanike nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

08:13 | 02 Korrik 2020

Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Britanisë së Madhe sot do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi.

Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Britanisë së Madhe, e përfaqësuar nga Ambasada britanike në Prishtinë, sot do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi, në hollin e Kuvendit të Kosovës, në orën 12:00.

Memorandumi në fjalë reflekton përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Komento: