Kuvendi i Kosovës mban ceremoninë falenderuese për gazetarët ukrainas

09:41 | 24 Shkurt 2023

Sot në kuvend mbahet ceremonia falenderuese për gazetarët ukrainas.

Me rastin e shënimit të njëvjetorit të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet ceremonia e dorëzimit të letrave të falenderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.

Duke filluar nga ora 13:15, në këtë ceremoni do të mbajnë fjalim Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani; Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca;

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi i gazetarëve ukrainas në Kosovë, Luidmyla Makei, njofton Kuvendi i Kosovës përmes deklaratës për media.

Komento: