Kuvendi i Kosovës ‘mbushet’ me fëmijë, shikoni reagimin e Veselit

14:53 | 14 Shkurt 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është vizituar nga disa fëmijë në Kuvend.

Veseli në llogarinë e tij në“ Facebook”,ka shkruar se kjo vizitë do të jetë një kujtim për këta fëmijë të cilët nesër do ta trashëgojnë shtetin e Kosovës, shkruan ORAinfo.

“Në prag të 11-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Kosovës u zbukurua me zërat dhe buzëqeshjet e fëmijëve. Një kujtim i bukur për ta, që nesër do ta trashëgojnë shtetin e Kosovës”./ORAinfo/

Komento: