Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën e PSD-së

19:17 | 15 Dhjetor 2018

Kuvendi i Kosovës mbledhi deputetë për të votuar projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate për dialogun me Serbinë.

Në seancën e nisur me dy orë vonësë, ishin të pranishëm 61 deputetë.

Pas deklarimit të deputetëve, kryeparlamentari Kadri Veseli hodhi në votim Rezolutën, e cila mori 59 vota pro dhe dy abstenime.

Ndërkaq, nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri në fjalimin e tij në Kuvend i bëri thirrje LDK-së dhe Vetëvendosjes që të mbështesin rezolutën e kësaj partie.

Komento: