Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme

08:38 | 16 Tetor 2024
kuvendi-i-kosoves-sot-mban-seance-te-jashtezakonshme

Me iniciativën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

Kjo seancë pritet të nis me fillim nga ora 12:00.

Temë e kësaj seance pritet të jetë procesi i përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Komento: