Kuvendi i Kosovës të hënën mbanë dy seanca

17:10 | 05 Mars 2022

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seanca.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për nder të Ditës së Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të hënën do të mblidhen në dy seanca të jashtëzakonshme.

Seanca e parë pritët të fillojë në orën 12:00, ndërsa ajo e dyta në orën 14:00

“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të hënën, më 07.03.2022,, në orën 12:00, në sallën e Kuvendit. Ftohen të gjithë deputetët e Kuvendit.”, thuhet në ftesë.

Në seancën e parë të hënën, në rend dite do të jetë “Shënimi i 7 Marsit – Ditës së Mësuesit”, kurse në seancën e dytë në rend dite pritet të jetë
diskutimi parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri.

“Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet të hënën, më
07.03.2022 në orën 14:00 në sallën e Kuvendit. Ftohen të gjithë deputetët e Kuvendit.”, thuhet në ftesën e Konjufcës për deputetët.

Komento: