Kuvendi Komunal i Obiliqit miraton Hartën Zonale 2024-2032

12:08 | 16 November 2024
kuvendi-komunal-i-obiliqit-miraton-harten-zonale-2024-2032

Me kërkesë të Kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, e inicuar nga Drejtoria për Planifikim Urban, Pronë dhe Kadastër, Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur të premtën një seancë të jashtëzakonshme.

I pranishëm në këtë seancë ishte edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila prezantoi rendin e ditës. Pas miratimit të pikës së propozuar, u vijua me trajtimin e saj.

Pikë e vetme rendit të ditës ishte “Miratimi i Projektit – Harta Zonale e Komunës së Obiliqit 2024-2032”.

Pas elaborimit nga ana e Drejtorit të Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Pronë, Arben Berisha, për përmbajtjen e “Hartës Zonale të Komunës së Obiliqit 2024-2032”, nga 21 anëtarë të Kuvendit Komunal, 13 ishin të pranishëm.

Nga këta 13 asambleistë, 10 votuan PËR, 0 KUNDËR dhe 3 ABSTENIM.

Kryetari Xhafer Gashi falënderoi Drejtorin e DPUKP-së, grupin punues komunal, drejtoritë komunale dhe anëtarët e Kuvendit Komunal për angazhimin dhe kontributin e dhënë në miratimin e Projektit të Hartës Zonale të Komunës së Obiliqit. /Gazeta10/

Komento: