Kuvendi komunal i Prishtinës blen kafe në vlerë gati 1 mijë euro

22:44 | 19 Maj 2022

Shumë shpenzime janë bërë nga Kuvendi.

Rreth 1 mijë euro janë shpenzuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës për furnizim me kafe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës, ky institucion ka bërë me dije se këto para janë ndarë për blerjen e kafes së pa bluar për aparat profesional.

Sipas dosjes së tenderit, janë blerë 120 pako me kafe.

Tenderin e ka fituar N.T.P “A & B Market”. Vlera e saktë e kontratës është 982 euro. Kontrata është nënshkruar dje

Komento: