Kuvendi Komunal në Leposaviq miraton buxhetin për vitin 2024, nderojnë me 1 minutë heshtje heroin Bunjaku

20:48 | 29 Shtator 2023
kuvendi-komunal-ne-leposaviq-miraton-buxhetin-per-vitin-2024,-nderojne-me-1-minute-heshtje-heroin-bunjaku

Kuvendi Komunal në Leposaviq ka miratuar buxhetin për vitin 2024.

Në mbledhjen e mbajtur gjithashtu është nderuar me 1 minut heshje heroi, Afrim Bunjaku, përcjell Klankosova.tv.

“Sot kemi mbajtur mbledhjen e Kuvendit Komunal ku temë trajtimi ka qenë buxheti për vitin 2024-2026. Me shumicë votash u aprovua buxheti me ç’rast falenderoj asambleistët për mbështetjen e tyre”.

“Urime edhe për qytetarët e Leposaviqit dhe i siguroj që bashkë me kryetarin z. Lulzim Hetemi do të punojmë në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.  Gjithashtu, me një minutë heshtje nderuam heroin e rënë në detyrë policin Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftimin e Kuvendit Komunal”.

Komento: