Kuvendi mban nesër seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

21:45 | 28 Tetor 2026

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën e radhës, e cila do të nisë në orën 10:00.

Sipas njoftimit për media, në rendin e ditës janë përfshirë gjashtë pika, ndër to shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026 dhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky është rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

Deklarimet jashtë rendit të ditës.
Pyetjet parlamentare.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Komento: