Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të viktimave të mas*akrës së Srebrenicës

10:15 | 11 Korrik 2024
kuvendi-mban-nje-minute-heshtje-ne-nderim-te-viktimave-te-mas*akres-se-srebrenices

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës së sotme me një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kërkoj nga deputetët që të mbajnë një minutë heshtje për të kujtuar 29 vjetorin e masakrës së Srebrenciës.

“Lavdi u kujtofshin gjithmonë”, tha Konjufca.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës të mërkurën e ka shpallur 11 korrikun si Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

Komento: