Kuvendi mban një minutë heshtje për nder të Bujar Bukoshit

11:56 | 11 Qershor 2025
Kuvendi mban një minutë heshtje për nder të Bujar Bukoshit

Kuvendi mbajti një minutë heshtje në nderim të figurës së njohur politike, Bujar Bukoshi, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme nga një sëmundje e rëndë.

Deputetët dhe përfaqësuesit institucionalë u ngritën në këmbë për të nderuar kontributin e tij në periudha të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil dhe njëri ndër bashkëthemeluesit e LDK-së, mbetet një figurë me ndikim në historinë politike të vendit.

Komento: