Kuvendi mban një minutë heshtje për Rexhep Qosjen

13:15 | 23 Prill 2026
kuvendi-mban-nje-minute-heshtje-per-rexhep-qosjen

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e akademikut, Rexhep Qosja.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se Rexhep Qosja ishte një figurë e shquar e mendimit shqiptar, studiues, shkrimtar dhe veprimtar i palodhur për çështjen kombëtare.

Familjarët e Rexhep Qosajt, deklaruan se me dëshirë të tij, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja, dhe se, ata s’do marrin pjesë në organizime institucionale.

Komento: